Samsung do të lansoj telefonin e parë të palosshëm në 2019, të promovuar gjatë konferencës zhvilluese të Samsung kohët e fundit, dhe deri më tani është raportuar nën emrin Galaxy X ose Galaxy F kur është shkruar për pajisjen.
Sidoqoftë, duket se asnjë prej nofkave nuk është e saktë. Wall Street Journal pretendon se iu është thënë emri aktual i brendshëm i pajisjes, nga një “person i njohur me këtë çështje” dhe, nëse është e vërtetë, telefoni i ri do të quhet Samsung Galaxy Flex.
Flex do të përdorë teknologjinë e ekranit Infinity Flex të Samsung dhe nëse pajisja konceptuale e treguar në SDC është pajisja reale, do të ketë një ekran 7.3 inç në modalitetin e tabletit, pastaj ekranin 4.5 inç kur paloset në madhësinë e telefonit.
Pak detaje të tjera në të janë në dispozicion për momentin, edhe pse një analist tha se ka gjasa të kushtojë më shumë se 1,300 funta apo 1,500 euro. /Telegrafi/