![Telefoni fleksibil i Samsung do të quhet Galaxy Flex telefoni fleksibil i samsung do te quhet galaxy flex - Telefoni fleksibil i Samsung do të quhet Galaxy Flex](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/telefoni-fleksibil-i-samsung-do-te-quhet-galaxy-flex.jpg)
Samsung do të lansoj telefonin e parë të palosshëm në 2019, të promovuar gjatë konferencës zhvilluese të Samsung kohët e fundit, dhe deri më tani është raportuar nën emrin Galaxy X ose Galaxy F kur është shkruar për pajisjen.
Sidoqoftë, duket se asnjë prej nofkave nuk është e saktë. Wall Street Journal pretendon se iu është thënë emri aktual i brendshëm i pajisjes, nga një “person i njohur me këtë çështje” dhe, nëse është e vërtetë, telefoni i ri do të quhet Samsung Galaxy Flex.
Flex do të përdorë teknologjinë e ekranit Infinity Flex të Samsung dhe nëse pajisja konceptuale e treguar në SDC është pajisja reale, do të ketë një ekran 7.3 inç në modalitetin e tabletit, pastaj ekranin 4.5 inç kur paloset në madhësinë e telefonit.
Pak detaje të tjera në të janë në dispozicion për momentin, edhe pse një analist tha se ka gjasa të kushtojë më shumë se 1,300 funta apo 1,500 euro. /Telegrafi/