Një grua derisa po tentonte të bënte “selfie” ka rrëzuar në tokë pikturën e Salvador Dalit.
Ngjarja ka ndodhur në një galeri të arteve në Yekaterinburg të Rusisë, ku piktura ishte e varur në një mur “mobil” kur befasisht u përplas për tokë, pasi prapa murit një grua po mundohej të bënte selfie dhe pa dashje e preku murin, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë po qëndronte para pikturës duke e analizuar, kur befasisht muri në të cilin ishte varur përfundoi në tokë.
Policia nuk ka konfirmuar nëse dëmi është shkaktuar me qëllim, por gruaja që e kishte rrëzuar nuk i kishte respektuar rregullat dhe distancën e lejuar që t’i qëndrojë afër pikturës. /Telegrafi/