Durimit i erdhi fundi! Ahmet Hysenaj – Petrova tërhiqet nga klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). Kastrioti në kaos!
Ai erdhi në krye të klubit pas 20 janarit dhe menjëherë emëroi trajner Kasim Kamenicën, ish portieri i mirënjohur dhe trajner me rezultate të mëdha ndërkombëtare. Dukej se gjithçka do të shkojë në binarë dhe klubi po e rikthen namin e dikurshëm, por Petrova siç ka deklaruar para disa ditëve, ka hasur në pengesa, për shkak se themeluesit e klubit nuk e bën pranim – dorëzimin e klubit. Petrova, sipas të gjithave gjasave nuk do të jetë më kryetar i klubit. Ai  ka paralajmëruar edhe para disa ditëve, nëse nuk bëhet pranim dorëzimi i klubit, nuk ka edhe çfarë të kërkojë aty. Petrova kishte kërkuar pranim dorëzimin e klubit, faturat dhe raportin financiar por askush nuk iu është përgjigjur. “Ahmeti mbrëmë na ka thënë se nuk është me në klub”, tha një anëtar brenda klubit Kastrioti! Edhe njeriu më i afërt i Petrovës, që mbetet anonim, tha se Petrova është tërhequr! “Dashamiret e klubit dua ti njoftoj se udhëheqësia e mëparshme, bordi i klubit nuk po e bëjnë dorëzimin e klubit konform ligjit normalisht duke dëshmuar, që i kanë krye obligime ligjore, ose të obligohen se kanë me i krye nëse eventualisht rrjedhin më vonë. Meqë nuk po përgjigjen në asnjë mënyrë që çdo  gjë  të kryhet ashtu siç duhet unë e kam përpiluar dhe ju kam dërguar një marrëveshje të cilën duhet ta noterizojnë, ta thërrasin e mbajnë kuvendin e klubit dhe të ofrojnë dorëheqje nga të gjitha funksionet, ta zgjedhim udhëheqësinë e re (me propozim tim dhe delegateve), të bëhet pranim dorëzimi i klubit e të vazhdohet puna normale. Klubi figuron - është në emër  dhe më kompetenca ligjore të tyre. Do ti pres edhe  tri ditë a po e dorëzojnë siç duhet klubin, përndryshe nuk do të merrem me ta e as me klub”, kështu ka shkruar Petrova. Petrova dha ultimatum, nuk iu përgjigjen dhe ai tërhiqet, nuk do që të jetë pjesë e një klubit që themeluesit e saj nuk i përgjigjen. Veç nga dje kanë filluar lojtarët të ikin nga klubi, Lulzim Shabani firmosi me Prishtinën, pritet edhe ndonjë të largohet!