Sot në Kosovë, ka filluar testi i Maturës Shtetërore 2018.
Dy rajonet e para që janë përzgjedhur me short publik ku do mbahet testi janë Gjilani dhe Ferizaj.
Në rrjete sociale, tashmë vetëm ka filluar të shpërndahet testi i grupit A dhe B. Disa maturantë kanë dërguar fotografi në një grup të përbashkët ku po kërkojnë ndihmë me pyetje të parashtruara.
Ani pse për të shmangur çdo formë të kopjimit gjatë testit të maturës, Komisioni Shtetëror i Maturës ka marrë vendim që për nxënësit dhe për administruesit e testit të ndalohet posedimi i telefonit gjatë ditës kur do të mbahet testi. Megjithatë, duket se telefonat nuk janë arritur t’u ndalohen të gjithëve./botapress/