Pasi e kanë shikuar episodin e parë, publiku e ka shpallur serialin “The Haunting of Hill House” si më të frikshmin e vitit, ndërsa si arsye kryesore e përmendin tregimin e frikshëm dhe intensitetin e ngjarjeve që i mban të tensionuar.
Serialit të Netflixit i kanë mjajtuar shtatë ditë për të siguruar një numër të madh fansash.
Ndërkaq, duke vlerësuar në bazë të reagimeve në rrjetet sociale, përveç se u pëlqen shikuesve, ky serial njëherësh nxit edhe shumë frikë te dashamirët e zhanrit horror.
Seriali i ri horror, “The Haunting of Hill House”, u prezantua në Netflix më datën 12 tetor, ndërsa bazohet në romanin klasik të Shirley Jackson nga viti 1959.
[embedded content]
Skenarin e ka përgatitur Mike Flanagan, i njohur për filmat horror, si “Hush” dhe “Ouija: Origin of Evil”.
Carla Gugino, Michiel Huisman, Victoria Pedretti – janë protagonistët kryesorë të serialit.
Në dhjetë episodet e para, ky horror psikologjik flet për pesë vëllezër dhe motra, të cilët rriten në një shtëpi, e cila shndërrohet në shtëpinë më të mallkuar në vend.
“Tash janë të rritur dhe tragjedia i ka detyruar të kthehet dhe të përballen me fantazmat e të kaluarës, disa prej të cilëve akoma i përndjekin në mendime, ndërsa të tjerat ndoshta i përndjekin përmes hijeve në Hill House”, shkruan në përshkrimin e serialit.
Ky tregim i pazakontë horror ka marrë kritika të shkëlqyera dhe ka nxitur reagime të shumta në opinionin e gjerë, teksa ekzistojnë edhe shikues të tillë që kanë nisur të frikësohen në dhomat e tyre të ditës. /Telegrafi/
There is a ghost in nearly every damn scene of #HauntingOfHillHouse. This is one of MANY I’ve found. It’s brilliant and terrifying at the same time. Repeat viewings are a MUST. Best horror series in a long time, if not ever. @flanaganfilm is a genius with the scares. 🎃👻 pic.twitter.com/IMeXd1tNfn
— Luke LaBeau (@LukeOfHorror) October 14, 2018
SPOILER ALERT: actual text my mom sent me while watching #HauntingofHillHouse episode 4. This was in a series of nine other texts. Yes. It really is that scary. @netflix @haunting pic.twitter.com/jMN6RjuuwV
— Jacquelyn Pica (@JacquelynTPH) October 17, 2018
The Haunting of Hill House on @NetflixUK is one of the most terrifying, nail biting, hide behind the couch, don’t even breath, I’m going to pass out from fear things I have ever watched. In. My. Life.
— Baby Jane (@babyjanequeen) October 13, 2018
I have made a critical error: I have continued to watch #HauntingofHillHouse after dark, and uh, I am seriously regretting it. pic.twitter.com/E8qnTzqQTs
— Spooky Steph (@WriteOnSteph) October 14, 2018