the sun i kushton nje artikull bashkeshortes se granit xhakes leonites 560x416 - “The Sun” i kushton një artikull bashkëshortes së Granit Xhakës, Leonitës

Granit Xhaka ka qenë i jashtëzakonshëm në dhjetët ndeshjet e fundit të skuadrës së Arsenalit.

Dhe mesfushori gjithnjë ka pasur mbështetjen e bukuroshes tërheqëse, Leonitës.

Futbollisti 26-vjeçar është mahnitur me bukurinë e zeshkanes që nga koha kur ishte lojtar i ekipit gjerman Borussia Monchengladbach, shkruan The Sun.

the sun i kushton nje artikull bashkeshortes se granit xhakes leonites - “The Sun” i kushton një artikull bashkëshortes së Granit Xhakës, Leonitës

Leonita, ashtu sikurse Granit, vjen nga një familje e shqiptarëve të Kosovës dhe ka punuar në klubin gjerman – edhe pse nuk dihet se në cilin sektor.

Çifti u fejua në qershor të vitit 2016 dhe pas dy vjetësh romance kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në korrik 2017.

Ka raporte kundërthënëse rreth asaj se ku është rritur bukuroshja, edhe pse thuhet se ka lindur në Shqipëri.

Leonita thuhet se e ka kaluar jetën e saj të hershme në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, përpara se familja e saj të lëvizte diku në Ruhr, Gjermani. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com