Theret me thikë një person në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
4 Shtator 2020
1 min lexim
168 vizita
Një person ka marrë lëndime nga një incident në Ferizaj në të cilin janë përdorur edhe thikat.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Ueslli Klark”, në afërsi të kafeve në Ferizaj.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Një person është lënduar me mjet të mprehtë nga persona ende të paidentifikuar. I njëjti është dërguar në emergjencë dhe është duke e marrë ndihmën mjekësore”, ka thënë Gashi.
Detajet
Publikuar
4 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
168
Fjalë
103