Thyhen dritaret e një shkolle në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
22 Prill 2021
1 min lexim
146 vizita
Shkolla “Jeronim De Rada” e cila gjendet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, është dëmtuar nga persona të panjohur.
Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se drejtoresha e kësaj shkolle ka raportuar në polici se dikush ka thyer gjashtë dritare në sallën e Edukatës Fizike.
Këtë dëmtim të sallës ajo u ka thënë hetuesve policorë se e ka vërejtur në mëngjes, kur po i bënte një kontroll objektit shkollor.
Sinjali merr vesh që kanë nisur hetimet për këtë rast, i cili është cilësuar si “Dëmtim prone”.
Detajet
Publikuar
22 Prill 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
146
Fjalë
106