Rrjeti social ka lansuar një tipar të ri që kalkulon kohën e përdorimit tuaj të platformës dhe ju lejon të vendosni një alarm të përditshëm që ju njofton pasi të keni përdorur limitin e Facebook për një kohë të caktuar.
Ju gjithashtu mund të menjanoni njoftimet e zakonshme për ta bërë veten më pak të prirur për të kontrolluar telefonin tuaj.
Ky veprim vjen pak ditë pasi Instagram lëshoi një tipar të ngjashëm për të ndihmuar përdoruesit të jenë më të vetëdijshëm se sa kohë ishin duke shpenzuar në aplikacion. Tipari i ri është duke u lansuar tek përdoruesit të cilët kanë versionin më të fundit të aplikacionit të instaluar.
Mund ta gjeni duke klikuar në menynë me tre rreshta dhe pastaj duke shkuar poshtë tek “Cilësimet dhe privatësia” (Settings and Privacy). Ju do të shihni një opsion të ri të titulluar “Koha juaj në Facebook”.
Klikoni nëse doni të shihni të vërtetën brutale rreth kohës që jeni duke shpenzuar në rrjetin social. /Telegrafi/