Tirana mes 19 vendeve më të bukura të Europës
Redaksia
Ferizaj24
5 Qershor 2018
1 min lexim
125 vizita
Mes 19 qyteteve më të mira të Europës është përfshirë edhe kryeqyteti shqiptar.
Pas disa medieve botërore, edhe prestigjiozja “Business Insider” sugjeron Tiranën si destinacion për pushimet e kësaj vere.
Shqipëria renditet mes shteteve si Kroacia, Mali i Zi, Portugalia, Spanja, Greqia, Italia, Franca etj.
Neil Cartwright, ekspert turizmi për faqen “Kayak” shprehet se “Shqipëria është një nga vendet më pak të njohura nga vendet e tjera që ndodhen në Europë, por ia vlen të vizitohet për disa fundjava të gjata”.
“Tirana ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe është një qytet fantastik me shumë kulturë, argëtim dhe një qendër interesante politike”, – shprehet ai më tej.
Eksperti shprehet se “… është një qytet i mbushur me ngjyra dhe shumë interesant për të bërë foto që t’i postoni në rrjetet sociale”.
Detajet
Publikuar
5 Qershor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
125
Fjalë
143