Tovërlani: Deri në qershor rri pa skuadër, jam mirë financiarisht
Redaksia
Ferizaj24
26 Janar 2019
1 min lexim
114 vizita
Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani është i ftuar në emisionin “Favorit” në Televizionin 7.
Tovërlani javë më parë u nda me ekipin e Ferizajt.
Ai ka folur për eksperiencën te ferizajasit.
“Kam shkuar në Ferizaj hatri i një shoqërie të vjetër. Jam larguar nga klubi pasi që nuk ka dashur që të hyjë në një zjarr që nuk e krijuar. Ferizaj u vonua me shumë gjëra dhe u largova. Ferizajt i dëshirojë shumë suksese”, ka deklaruar Tovërlani, përcjell Zeri.
Ai e ka komentuar edhe të ardhmen e tij.
“Kam pasur oferta, por nuk i kam pranuar. Deri në qershor nuk do të marrë ndonjë ekip. Dua që kur ta marrë ekipin ta komponojë nga fillimi. Për fat të mirë qëndrojë mirë nga ana financiare”, potencoi Afrim Tovërlani.
Detajet
Publikuar
26 Janar 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
114
Fjalë
140