Toverlani emërohet trajner i Ferizajt
Redaksia
Ferizaj24
29 Korrik 2018
1 min lexim
127 vizita
Klubi i Ferizajt ka njoftuar se Afrim Tovërlani do të drejtojë ekipin për sezonin e ri.
“'Toki' ka qenë pjesë e disa skuadrave në vendin tonë, ku kishte suksese çdo herë. Tovërlani është ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit kosovarë në vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt.
“Ne si klub kemi kënaqësinë që do të punojmë me një trajner si Afrim Tovërlani, i cili punon shumë dhe jep çdo herë më të mirën nga vetja. Ne besojmë që me Tovërlanin si trajner do të jemi një skuadër stabile në Superligë”, thuhet më tej.
Klubi ferizajas gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të prezantojë edhe lojtarët që pritet të transferohen në Ferizaj.
Detajet
Publikuar
29 Korrik 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
127
Fjalë
136