Numërimi për së prapthi ka filluar, derisa nesër edhe zyrtarisht Superliga e Kosovës i’a bënë sefte.
Me takimin Feronikeli – Trepça’89 që zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:45 në stadiumin Rexhep Rexhep në Drenas, i’a fillon sezoni 2018/2019.
Pritet një kampionat interesant, kurse i fundit që ka folur lidhur me vitin e ri futbollistik, ka qenë trajneri i Ferizajt, Afrim Tovërlani që në një pronocim për Gazetën Blic shpalosi prognozat e tij për Superligën në përgjithësi.
“Fillimi i fazës përgatitore me kohë, si dhe përforcimet e duhura janë shenja se ekipet e kanë marrë me seriozitetin më të madh edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar. Personalisht mendoj se do të jetë një kampionat i fortë dhe tejet rivalizues”, përfundoi trajneri më i suksesshëm në Kosovën e pasluftës.
Kujtojmë që Ferizaj në javën e parë udhëton në “Xhemail Ibishi” për t’u përballur me Flamurtarin.
Ndërkaq ne do t’iu mbajmë të informuar në kohë real për ç’do ndryshim në takimin e nesërm, Feronikeli-Trepça’89 dhe jo vetëm.