Tre persona të maskuar kryejnë një grabitje të armatosur në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
25 Janar 2019
1 min lexim
123 vizita
Në fshatin Zaskok të Ferizajt mbrëmë ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve kanë grabitur 200 euro në një market në këtë fshat, transmeton Koha.net.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte në marketin e tij, tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve të zjarrit i kanë grabitur 200(dyqind) euro para të gatshme”, thuhet në komunikatë.
Detajet
Publikuar
25 Janar 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
123
Fjalë
94