vellezer231 - Tre vëllezër nga Ferizaj vdesin brenda një muaji nga COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë e deri sot mbi 450 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Në Ferizaj, tre vëllezër kanë vdekur nga koronavirusi brenda një muaji në familjen Ymeri.

Ferat Ymeri, Murat Ymeri dhe Berat Ymeri, janë tre viktimat e koronavirusit që u shënuan në këtë familje.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Hekuran Murati, i cili përmes një postimi në Facebook tregoi se i kishte kushërinj.

“ Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë

“Ferat Ymeri Murat Ymeri Berat Ymeri

Tre vëllezër, kusheri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur.

Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt.

Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre.

Pushoni të qetë kusho!”

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.