treni fantazme ne australi udhetoi 92 kilometra i padrejtuar nga askush - Treni “fantazmë” në Australi – udhëtoi 92 kilometra, i padrejtuar nga askush!

BHP Billiton ka pezulluar të gjitha operacionet hekurudhore të hekurit në Australinë Perëndimore pasi një tren, në bordin e të cilit nuk kishte asnjë njeri, udhëtoi rreth 92 kilometra, para se “të nxirrej nga shinat” qëllimisht.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shoferi i trenit të drejtuar nga BHP, i cili ishte i ngarkuar me minerale hekuri, doli për të inspektuar një nga 268 vagonët e tij të hënën herët dhe ai u nis pa të.

Kështu, siç thuhet më tej, treni kishte udhëtuar në linjat Newman të Port Hedland të BHP në rajonin Pilbara, një zonë e largët.

Po sipas mediave, Treni është ndalur disa minuta më vonë, derisa kompania u detyrua të ndërmerrte veprime për ta ndalur në një qendër kontrolli, 119 kilometra nga Port Headland.

Për fat të mirë, bëhet e ditur se askush nuk është lënduar.

Zyra Australiane e Sigurisë së Transportit tha se dëmtimi i trenit ishte i konsiderueshëm dhe vlerësohet se rreth 1.5 km rrugë u dëmtuan.

“Ne po punojmë me autoritetet e duhura për të hetuar situatën”, ka thënë një zëdhënëse e BHP në një deklaratë. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com