Klub me renome por që i ka dalur zëri i zi! Askush nuk mund ta besoj se si një klub me famë të madhe, që dikur dridhte klubet ish jugosllave, sot të mbetet në mjerimin më të madh! Është klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), që sot nuk doli në fushë për të zhvilluar ndeshjen kampionale me Trepçën nga Mitrovica, në kuadër të javës së dytë.
Nuk dalin hendbollistët në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Turp i madh, u skuq edhe palestra nga turpi i turpit sepse ky klub nuk e meriton këtë përbuzje, këtë fyerje!
“Nuk i dimë arsyet dhe nuk i kanë treguar shkaqet pse nuk luajtën”, tha një burim brenda Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Problemi nuk është i ditës së sotme, por ka ditë dhe po thellohet gjithnjë e më shumë! Kryetari i Komunës, Agim Aliu, as në tokë dhe as në qiell, duket se kësaj radhe do të veprojë fuqishëm dhe pamëshirshëm, qoftë nevoja edhe me shkarkime, nuk do të lejojë që të turpërohet një qytet, që e ka traditë hendbollin!

“Lojtarët nuk kanë dalur! Ata kërkojnë rrogën e qershorit! Ata i kanë thënë Ahmet Hysenajt – Petrova, e dojmë rrogën e qershorit, ndryshe nuk luajmë. Petrova iu ka thënë se e keni marrë rrogën e qershorit. Kjo ka ndodhur në njërën nga mbledhjet.
Sot Petrova nuk iu lajmërua lojtarëve dhe as nuk u duk fare”, tha një burim brenda klubit!
Në anën tjetër, Petrova pritet ta sqarojë rastin, pse ka ardhur deri të mos zhvillimi i ndeshjes. Ai ditë më parë ka paralajmëruar në një formë se është tërhequr nga klubi, por me shkrim se ka paraqitur ende zyrtarisht. Si duket Petrova nuk ndjenë më përgjegjësi për klub, pa iu dorëzuar ata që i kërkon tash e disa ditë! I ka ngulur këmbët.
“Nuk do ta durojmë shumë, do ta shkarkojmë Petrovën”, tha një burim i afërt me klub. Edhe në Komunën e Ferizajt, raportohet se janë të habitur me Petrovën dhe ka gjasa që në javën e ardhshme që ai të shkarkohet nëse nuk jep arsye bindëse”, thonë burimet për gazetën “Bota sot”.
Petrova para dita ditëve, me këmbëngulësi ka kërkuar pranim dorëzimin e klubit nga themeluesit, po ashtu ka kërkuar edhe raportim financiar dhe që të mbahet Kuvendi, sipas tij, themeluesit nuk i përgjigjen dhe atij nuk i ka mbetur asgjë tjetër, veç tërheqja! Lojtarët i kërkojnë rrogat, ndërsa Petrova ka thënë se nuk iu ka borxh. Tollovi e madhe në klub. “O tërhiqe o vazhdoje, ose të shkarkuam. Njeriun e kemi gati që do të marr klubin”, tha një burim i afërt me klub dhe shumë i nervozuar.
“Nuk lejojmë që me klubin me renome të luajë gjithkush”, tha më tej. Raportohet se një sponsor i ka afruar 12 mijë euro qysh në start për klub dhe ka gjasa edhe ta merr klubin! Petrova po mendohet, ndoshta po e përgatitë edhe dorëheqjen para shkarkimit!