Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se i dyshuari duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës ka goditur këmbësorin, i cili pësoi lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
“Magjistralja Kaçanik-Ferizaj 24.01.2021-22:41.Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.