UEFA licencon stadiumin “Fadil Vokrri”
Redaksia
Ferizaj24
31 Gusht 2018
1 min lexim
147 vizita
“UEFA, sot ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve
UEFA ka licencuar stadiumin “Fadil Vokrri” pas renovimit të tij për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmes një deklarate në ueb faqen e tyre zyrtare.
“UEFA, sot ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve”.
“Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin.”
Detajet
Publikuar
31 Gusht 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
147
Fjalë
179