w 66 560x416 - Varianti i ri i koronavirusit, paralajmërimi nga Anglia: Javët e ardhshme do të jenë më kritike

Javët e ardhshme do të jenë kritike sa i përket pandemisë, ka paralajmëruar zyrtari më i lartë mjekësor i Anglisë. Profesori Chris Whitty i ka bërë thirrje njerëzve që të mos takohen me persona nëse nuk kanë nevoja të domosdoshme derisa vaksinat të bëjnë efektin ndërsa vendi po përballet me variantin e ri të Covid-19.

Ai gjithashtu paralajmëroi se varianti i ri koronavirusit mund të shtyjë gjërat në një mënyrë që varianti i vjetër nuk mund ta bënte.

“Ky është një problem serioz dhe po rritet në çdo pjesë të Anglisë. Javët e ardhshme do të jenë më të këqija në këtë pandemi. Ky është problemi i çdokujt, çdo kontakt i panevojshëm mund të kthehet në zinxhir transmetimi dhe të infektojë persona që kanë probleme të tjera shëndetësore. Ne të gjithë duhet të zbatojmë këtë gjë në mënyrë që të ndihmojmë Shërbimin e Shëndetit Publik”, tha Whitty.

Profesori shtoi se është e domosdoshme që njerëzit të zbatojnë rregullat dhe të gjejnë çdo mënyrë që të shmangin takimet e panevojshme.


www.foxshop-ks.com