Vazhdon aksioni për dezinsektimin hapësinor në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
4 Korrik 20181 min lexim0 vizita
Mbrëmë, pas përmirësimit të kushteve atmosferike, ka vazhduar aksioni në zonën perëndimore të qytetit dhe në disa fshatra për dezinsektimin e hapësirave publike në Ferizaj gjegjësisht eliminimin e insekteve, mushkonjave dhe mizave.
Sipas kumtesës për media, ky aksion do të vazhdojë gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim në gjithë territorin e Ferizajt, duke përfshirë edhe fshatrat, pas kërkesave të shtuara nga ana e qytetarëve. Aksioni po kryhet çdo ditë në faza, i shpërndarë në dy zonat, atë urbane dhe rurale.
Komuna e Ferizajt, njofton opinionin publik se ky aksion është ndërprerë disa herë për shkak motit të lig dhe kushteve të tjera të pafavorshme klimatike, porse tanimë do të vazhdohet në zona të përcaktuara përgjatë qytetit dhe fshatrave.
Autoritetet lokale, apelojnë te bletarët që të kujdesen për bletët e tyre në kohën kur zhvillohen ky aksion në mënyrë që të mos shkaktohen dëme.