Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, një person gjendet pa shenja jete
Redaksia
Ferizaj24
7 Dhjetor 2019
1 min lexim
143 vizita
Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur para dy ditëve në Ferizaj.
Prokuroria përmes një njoftimi ka bërë të ditur se rreth orës 16:40 në këtë komunë, një person i moshës 81 vjeçare është gjetur pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.
Detajet
Publikuar
7 Dhjetor 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
143
Fjalë
79