Tre-vjeçari i cili mori plagë të rënda nga zjarri që kaploi shtëpinë dy ditë më parë në Ferizaj ka humbur jetën.
Fëmija që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk arriti të përballojë lëndimet dhe vdiq dy ditë pas zjarrit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Shefit të Intensivës, Shaqir Uka.
Uka ka thënë se fëmija ka vdekur disa minuta pas mesnatës së mbrëmshme.
“Fatkeqësisht, fëmija ka pësuar lëndime shumë të rënda dhe disa minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, tha Uka për Telegrafin.
Një shtëpi është përfshirë nga flaka pasditen e së shtunës në Ferizaj.
Gjatë këtij aksidenti, një fëmijë 3 vjeçar ishte aty brenda në një dhomë i lënduar nga tymi dhe flaka.