Ish-kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, imami i fshatit Gaçkë, Bujar Hasani ka vdekur sot. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës. Postimi i plotë: “Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ish-kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, imami i fshatit Gaçkë, Bujar ef. Hasani. Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, e hënë, me datë 31 janar 2022, në orën 15:00, në fshatin Gaçkë të Ferizajt. Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!