Vdes një 33-vjeçar në Ferizaj, policia nis hetimet
Redaksia
Ferizaj24
5 Shtator 2022
1 min lexim
199 vizita
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në “Prelez i Jerlive” në Ferizaj, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij.
Nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet nga vëllai i tij, pa shenja jete në shtëpi. Ai u trondit kur e gjeti atë të shtrire në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulacën.
Sinjali raporton se vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Detajet
Publikuar
5 Shtator 2022
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
199
Fjalë
127