Duetet vëlla e motër janë gjithnjë të veçanta dhe priten mirë nga publiku.
I tillë është bashkëpunimi më i ri mes Leutrim dhe Leunora Llozhanit.
Dyshja nga Kamenica kanë publikuar këngën e tyre më të re, me titull “Më premto”.
Kënga është baladë dashurie, dhe është pritur shumë mirë nga publiku.
Ana vizuale e projektit i është besuar M Production.
Leutrimi dhe Leunora janë mjaft të pëlqyer nga fansat për muzikën e tyre, gjersa nuk mungojnë edhe me pjesëmarrje në koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.
Në muajt në vazhdim, ata pritet të prezantojnë për fansat edhe disa projekte tjera të reja. /Telegrafi/
[embedded content]