Tash e sa kohë qytetarët e Ferizajt dhe jo vetëm kanë zgjedhur periferinë e vendit për ta kaluar ditën.
I njohur si parku te “Pishat”, kjo hapsirë malore po shfrytëzohet nga pleq e të rinjë.
I njohur për ambientin e qetê dhe relaksues, ky vend po vazhdon të frekuentohet, sidomos gjatë vikendit ku qytetarët zgjedhin natyrën për të kaluar ditën, pêr shëtitje, apo qoftë edhe për vrapim.
Mirëpo reshjet e shiut kanë shtyrë pikërisht këta qytetarë të kenë ankesa për mirëmbajtjen e vendit, duke u shprehur tê shqetësuar për paraqitjen e disa insekteve kohëve të fundit, e që supozohet se janë shfaqur pas reshjeve.
Lidhur me këtë rast, kompania “Ekologjia”, ka vendosur ta bëjë dezinsektimin e vendit në mënyrë vullnetare, duke ju përgjigjur ankesave dhe plotësuar nevojat e qytetarëve për të kaluar ditët e tyre sa më mirë.