Reshjet e shiut të përcjella me rrebesh dhe breshëri kanë shkaktuar pothuajse gjendje alarmante në qytetin e Ferizaj. Shumica e rrugëve në këtë qytet janë vërshuar nga uji. Hiq më mirë nuk janë as kafene e lokalet shumica e të cilave janë mbyllur si pasojë e vërshimeve. Moti me shi po mbizotëron edhe në Gjilan dhe tashmë ka filluar edhe në kryeqytet. Fotot më poshtë janë nga qendra e Ferizajt, ndërsa gjendje ende më e rëndë është në zonat rurale.