Fatos Rushiti, shef i kabinetit të ministrit të Brendshëm, Ekrem Mustafës është vetë aksidentuar në fillim të këtij muaji me veturë zyrtare.

Ai është vetë aksidentuar të hënën e tre dhjetorit afër urës së Kaçanikut. Rushiti për Insajderin ka konfirmuar rastin duke thënë se vetura e tipit golf që kishte qenë duke e vozitur kishte rrëshqitur nga rruga.

Thotë se ka qenë duke vozitur me shpejtësi të lejuar dhe se vetura ka goditur anësoret e rrugës që janë të vendosura për shkaqe të sigurisë.

“Ka qenë mëngjes rruga me borë, tek një kthesë e rrezikshme dhe kam rrëshqit me veturë. Nuk ka qenë faji im e as që e kam goditë dikë apo më ka goditë dikush. Ka qenë vozitje normal 80 km në orë dhe gomat kanë goditur ato të sigurisë së rrugës”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Rushiti thotë se vetura nuk ka pësuar dëme të shumta materiale. Megjithatë ka konfirmuar se vetura është duke u servisuar ende.

“Vetëm gomat janë dëmtuar dhe tek pjesa poshtë dritave sepse unë kam përvojë në vozitje dhe kam reaguar. Kam qenë vetëm në veturë. Kam veturë zyrtare e imja duke shkuar në punë, kam pasur takim me Refki Sumën”.

“Gomat janë dëmtuar por nuk ka pjesë të mëdha që me u konsiderua dëm i madh që me e shtyp edhe motorin apo diçka. Dëmi ka qenë mjaftë i vogël dhe vetura tash është duke u servisuar”, ka deklaruar Rushiti.

Kujtojmë që ministri i punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa u emërua muaj më parë pas insistimit të vazhdueshëm të deputetit Labinot Tahiri që Ferizaj ta ketë një ministër nga Ferizaj.

Me emërimin e Mustafës në postin e ministrit, Jetmir Tahiri dhe Agim Sinani dy njerëz të afërt me Labinot Tahirin, ishin emëruar këshilltarë të ministrit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.