k 5 600x3601 1 560x360 - Veterani nga Ferizaj futet në borxhe për t’u kujdesur për vëllanë

Një veteran i tri luftërave, Kosovë, Luginë e Maqedoni është futur në borxhe të mëdha. Ish-pjesëtari i UÇK’së, këto para i huazoi për të shëruar të vëllanë e tij që po vuan nga sëmundjet mendore.

Rexhep Rexhepi nga Komogllava e Ferizajt kujdeset për vëllain e tij me probleme mentale, Sabitin, që nga paslufta.

Veterani futet në borxhe për t’u kujdesur për vëllanë Ata jetojnë në shtëpi të ndara, pasi ky, traumatizoi shpesh familjen.

“Jemi nda për shkak të problemeve. Kemi pasur dhunë familjare sepse s’ka qenë mirë vllau”, thotë ai për Klan Kosovën.

Rexhepi i cili ishte pjesëmarrës në luftën e Kosovës, Preshevës e Maqedonisë nga traumat e marra përdor edhe vetë terapi teksa thotë se për ta ndihmuar vëllain është futur edhe në borxhe.

“Kam hi në kredi prej para 8 vjetësh që e kam martuar vëllain. Më kanë thënë shumica mos e marto, se s’ka nevoje me martuar se është i sëmurë po nuk kam dashtë me ja shuar hisen’, shpjegon ai.

Martesa e tij nuk pati sukses e Rexhepi i mbeti kredia ku edhe tash 300 nga 320 eurot e pensionit të veteranit i shkojnë për pagesën e kësteve.

Tash e një kohë Sabitit po i bën mirë trajtimi në Shqipëri por kontrollet atje për familjen janë të papërballueshme financiarisht për çka kërkojnë ndihmë nga vullnetmirët.

Ky dhe pesë anëtarët e tjerë të familjes tani të ardhura kanë vetëm nga dy lopë.

Rexhepi u është mirënjohës të gjithë atyre që gjatë kohës së pandemisë iu gjinden afër me ushqim e barëra.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.