VIDEO/ Plas sherri mes dy vajzave shqiptare, grushte, shkelma e shkulje flokësh në mes të rrugës
Redaksia
Ferizaj24
21 Qershor 20181 min lexim0 vizita
(Foto ilustruese) Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qendër të Pejës mbrëmjen e djeshme, ku një grup vajzash janë përleshur fizikisht me njëra-tjetrën.
Mediat kanë publikuar një video ku shihen se si dy femra bërtasin duke thënë fjalë fyese dhe përleshen njëra me tjetrën në qendër të qytetit, për shkaqe ende të panjohura.
Pak më vonë në pamje shihet se si disa të rinj të tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë vajzat. Video është publikuar nga indeksonline.