Ferizaj ka filluar të riorganizohet, pas një dimri në gjumë të thellë, ku edhe lojtarët kërcënuan edhe me largim. Mustafë Grainca është zgjedhur kryetar i klubit dhe transferimet kanë filluar menjëherë. I pari i ardhur zyrtarisht është Viktor Kuka si huazim nga Drita. “Ju njoftojmë që para pak çastesh është arritur marrëveshja në mes të dy klubeve dhe lojtarit që për gjashtë muajt e ardhshëm Viki ti mbrojë ngjyrat e ekipit të KF Ferizaj”. “Viki në këtë sezon pati pak hapësirë për lojë, dhe kjo lëvizje është vlerësuar si e nevojshme për dy palët, e sidomos për lojtarin që të ketë më shumë minutazhë loje! FC DRITA i dëshiron suksese Vikit në aventurën e re!”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. Ferizaj flitet se ka arritur marrëveshje edhe me Egzon Shabanin, i cili ishte liruar nga Ballkani. Ferizajasit e kanë mbyllur stinorin vjeshtor me 15 pikë.