Hulumtimi i ri i shkencëtarëve nga Italia tregon se nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojë negativisht në ereksion, përcjell Prevention.
Në studim morën pjesë 143 meshkuj të cilët vuanin nga disfunksioni erektil, por jo në të njëjtën masë. Shkencëtarët i studiuan shprehitë e tyre të jetesës dhe i matën nivelet e vitaminës D në gjak. Kur i analizuan rezultatet, ata erdhën në përfundim se 50% e pjesëmarrësve vuanin nga mungesa e vitaminës D.
Sa më të ulëta që i kishin pjesëmarrësit nivelet e vitaminës D, aq më i madh ishte problemi me disfunksionin erektil. Meshkujt me disfunksion erektil të rëndë kishin madje 24% më pak vitaminë D, në krahasim me meshkujt me formë të butë të disfunksionit erektil.
“Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se vitamina D është thelbësore për mirëmbajtjen e një numri të proceseve trupore, ndërsa ky hulumtim e konfirmon këtë,” tha studiuesja kryesore, prof. Alessandra Barassi.
Vitamina D e përmirëson funksionimin e enëve të gjakut dhe qarkullimin e gjakut, dhe kështu ka një efekt pozitiv në funksionin erektil.
Ekspertët u rekomandojnë meshkujve që vuajnë nga mungesa e vitaminës D të fillojnë marrjen e suplementeve, por me konsultim paraprak me mjekun ose farmacistin e tyre. /Telegrafi/