Sipas Policisë, pronarit të 33 llaptopëve iu janë kthyer mjetet e vjedhura.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi.
Por sipas Gashit, ende nuk janë identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.
“Nuk është arrestuar askush.
Por vetura është gjetur në Prishtinë me të gjitha mjetet e vjedhura. Në ora 05:00 të mëngjesit dhe iu kanë kthyer pronarit. Vetura është konfiskuar dhe jemi duke vazhduar me veprimet tjera policore për gjetjen dhe arrestimin e personave të përfshirë”, tha ai.