w 23 - Vjedhja në Ferizaj: Policia gjen veturën dhe llaptopët e vjedhur, ia kthen pronarit

Në orët e para të së hënës një vjedhje është raportuar në Ferizaj.

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një lokal ku kanë vjedhur 33 llaptopë modelesh të ndryshme.

Indeksonline ka siguruar videon e vjedhjes ku shihen tre persona të maskuar.

Por pas një aksioni të Policisë së Kosovës, pas 3 orësh është arritur që të identifikohet vetura e përdorur në vjedhje.

Sipas Policisë, pronarit të 33 llaptopëve iu janë kthyer mjetet e vjedhura.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi.

Por sipas Gashit, ende nuk janë identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.

“Nuk është arrestuar askush.

Por vetura është gjetur në Prishtinë me të gjitha mjetet e vjedhura. Në ora 05:00 të mëngjesit dhe iu kanë kthyer pronarit. Vetura është konfiskuar  dhe jemi duke vazhduar me veprimet tjera policore për gjetjen dhe arrestimin e personave të përfshirë”, tha ai.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.