Vlerësohet lart puna e gazetarit të ndjerë Ibrahim Rexhepi
Redaksia
Ferizaj24
10 Tetor 2018
1 min lexim
127 vizita
Gazetari i ndjerë, Ibrahim Rexhepi, është vlerësuar lart për punën dhe kontributin e dhënë për shoqërinë në një mbledhje komemorative të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, raporton KTV.
Në këtë tubim morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e gazetarë, të cilët ndanë kujtimet për të. Ai u kujtua edhe nga kolegët e Shqipërisë me të cilët kishte bashkëpunim të ngushtë. Rexhepi ishte i njohur si gazetar e ekonomist, ndërsa së fundi punoi si këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Ai është varrosur në fshatin e tij të lindjes Slivovë në komunën e Ferizajt.
Detajet
Publikuar
10 Tetor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
127
Fjalë
118