Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një vozitës me 500 euro dhe i është hequr patent shoferi.
I njëjtit, sipas forcave të rendit, ka vozitur në shpejtësi dyfish më shumë sesa është e lejuar.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:05 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 113 km/h”, thuhet në njoftim.
Sipas PK-së, i vozitësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.
“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.K (M/K) i moshës 35 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftim.
Në fund, policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të raportuar të gjitha shkeljet në komunikacion.