Pasagjerët që po udhëtonin me aeroplan nga Nanning për të Harbin të Kinës, u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje shumë të pazakontë.
Një pasagjere që kishte vendosur këmbët e zbathura mbi tabakanë që hapët në karrigen e aeroplanit, i është kundërvënë stjuardesës që i kërkonte t’i largonte, transmeton Telegrafi.
“Dukej si një fëmijë, që po ia merrnin lodrën e preferuar. Shante dhe ishte shumë e pasjellshme”, ka thënë një e pranishme. Madje, ajo pretendon se këmbët e saj mbanin erë dhe i pengonte të gjithë.

Pasagjerja me këmbët e zbathura
Ngjarja është shpërndarë me shpejtësi në platformat kineze të komunikimit duke mbledhur edhe shumë reagime të ndryshme. /Telegrafi/