Aktori i Hollivudit, Will Smith ka vendosur t’i japë fund thashethemeve duke zbuluar nëse së bashku me bashkëshorten, Jada Pinkett Smith janë predikues të Kishës së Sajentologjisë dhe jo vetëm kaq.
Në fakt, aktori 50-vjeçar dhe gruaje tre vjet më e re, sipas revistës britanike Metro, kanë vendosur të ndalin spekulimet në lidhje me anëtarësimin e tyre në këtë kishë. Ata vendosën të flisnin publikisht edhe për jetën e tyre seksuale.
Me sa duket, ata nuk ishin ndjekës të Kishës së Sajentologjisë, si aktorët e tjerë, të tillë, si Tom Cruise dhe aktorja Christi Elit.
“Këtë e them për të gjithë që t’u bëjmë të qartë të gjithëve. Ne nuk jemi anëtarë të Kishës së Sajentologjisë dhe nuk jemi të njerëz të qejfit”, tha Smith.
Aktori pranoi se gjatë 20 vjetëve të martesës ka pasur shumë sfida dhe se kanë kaluar nëpër “shumë kohë të turbullta”.
“Ishte më e lehtë që të më mbajë”, tha aktori. Ai shtoi se kurrë nuk do të gjejë dikë si ajo. Në qoftë se ajo nuk ishte me të, shtoi ai, nuk do të dinte ku ta kërkonte një person si Jade.
Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme filmike që do t’i shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/