kon 560x360 - Zbulohen detaje të reja për 16 vjeçarën nga Ferizaj e cila u konvertua në islam

Elena Berisha nga Ferizaj zgjodhi atë që myslimanët e quajnë “Nata e Madhe” për tu konvertuar në fenë myslimane.

19-vjeçarja e cila tha se u kthye në “fenë e vërtetë” rastin e saj e bëri publik, ndërsa për ta shpërndarë u kujdes imami i xhamisë ku u krye ceremonia. Kancelari i Ipeshkvisë Don Shan Zefi ka treguar nëse vajza ka qenë e pagëzuar si katolike, raporton Gazeta Express

Në kokë vendosi shaminë, e pas saj në “Xhaminë e Madhe” të Ferizajt, ajo ashtu siç edhe thotë feja islame, kreu procedurat për ndërrim të fesë.Elena Berisha, 19-vjeçare zgjodhi që konvertimin në një fe të re ta bënte në një ditë të rëndësishme për besimtarët islam. Në atë që njihet si ‘Nata e Madhe’, një natë para fillimit të muajit të Ramazanit, Elena Berisha pranoi fenë islame, duke bërë të ditur se do të agjëronte për herë të parë në jetë.

Video derisa ajo po kryente lutjet u publikua edhe në rrjete sociale. Vetë 19-vjeçarja ka shpërndarë videon duke shkruar se është konvertuar në fenë e vërtetë.

“Unë u konvertova dje në fenë myslimane pra në fenë e vërtetë, nuk mund ta përshkruaj momentin kur unë isha duke e bërë konvertimin, kisha një gëzim shpirtëror dhe njëkohësisht një pikëllim për gjynahet e të kaluarës…”, ka shkruar ajo, derisa ka uruar besimtarët për Ramazan.

Mirëpo, në Ipeshkvinë e Kosovës për rastin e 19-vjecares thonë se janë informuar nga rrjetet sociale.

Duke folur për Gazetën Express, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi ka bërë të ditur se nuk njeh në komunën e Ferizajt me emrin të cilin është shpërndarë në rrjete sociale.

“Unë nuk njoh në Ferizaj me atë emër. Unë personalisht nuk i njoh”, thotë Don Shan Zefi.Tutje, shton se nuk njeh ndonjë rast në Kosovë që ka pasur konvertim nga katolicizmi në islam.

“Nuk e njoh asnjë rast në Kosovë të vetëm që ka pas konvertime. Nëse ka pasur ndonjë konvertim atëherë duhet të dihet që njerëzit janë të lirë, s’mund të përzihemi në ndërgjegjen e tyre, sikur që ka raste bie fjala që e përqafojnë fenë e të parëve të tyre, pa numër ka në Kosovë”, shton ai.

“Nuk është një objekt që duhet t’i jepet gazetave sepse është një presion ndaj presionit. Nuk është e lejuar moralisht as në pikë pamje juridike, njeriu është i lirë dhe ka të drejtë të përqafojë një besim”, shton tutje.

Don Shan Zefi thotë për Gazetën Express, se me sa ka informacione deri më tani, Elena Berisha nuk figuron në amzat e pagëzimit në kishë, që do të thotë se ajo nuk ishte pagëzuar fare nga familja e saj.

Kancelari i Ipeshkvise – Don Shan Zefi

“Po sa di unë më duket se ky rast i konvertimit nuk figuron nëpër amzat e pagëzimit, nuk ka qenë e pagëzuar fare ajo vajza, aq sa di unë po them. Nuk i njoh as prindërit e saj. Është çështje tejet subjektive ne nuk merremi me këto raste fare, bota kësi raste ka njohur që në fillimet e saj”, shton ai.

Sipas kancelarit të Ipeshkvisë kjo madje nuk është një çështje që duhet të reklamohet, sepse raste të tilla ka edhe në Kishën e Kosovës (Myslimanë që kthehen në katolikë).

“Edhe në rastet që dalin, te ne ajo çështje është publike kur pagëzohen nëpër katedrale apo famullia po nuk reklamohet i kryen ato nëse donë me e përqafu, do të thotë të gjithë ata që i kanë mbushur 18 vite janë të lirë të vendosin për fatin e tyre. Jo vetëm kodi kishtar po edhe kushtetuta e Kosovës thotë se është e lirë”, shton ai.

Sipas Don Shan Zefit në Komunën e Ferizajt janë diku rreth 500 besimtarë të fesë katolike, por, që kjo saktësisht dihet vetëm në të dhënat e librave amzë të kishës. Rasti i 19-vjecares Elena Berisha sipas tij është i vetmi në 35 vitet e fundit.

“Katolikë që janë kthyer në myslimane, gjatë këtyre 35 viteve unë nuk di asnjë rast të vetëm që ka ndodhur”, shton tutje. Ai shpjegon se sipas të gjitha gjasave martesa e prindërve të vajzës ka qenë e përzier që do të thotë, njëri prind është i fesë katolike dhe tjetri i fesë islame.

“Nëse rezulton në amza të pagëzimit nëse i lëshohet certifikata, nëse rezulton atëherë mund të thuhet nëse nuk figuron fare sepse ka sepse martesat e përzime zakonisht vendoset vonë se cilës fesë i takon, nuk mund ta konfirmoj që ka qenë katolike”, përfundoi Don Shan Zefi.

Ndërkohë, Elena Berisha ka deklaruar se ka 1 vit që e ka menduar konvertimin në fenë islame. Nëna e vajzës është e fesë katolike.


www.foxshop-ks.com