69590652 909544756075598 5068694156746948608 n 780x4391 560x416 - Zbulohet identiteti i çekëve që u arrestuan në Ferizaj me dron dhe flamuj të Serbisë

Dje Policia e Kosovës i ka ndaluar tetë çekë, ku iu është zënë një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

Lajmin dhe identitetin e tyre për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.

Vetë Hajdini ka qenë i përfshirë gjatë ditës së sotme në këtë aksion, duke treguar edhe detaje të aksionit.

Gjashtë nga tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabic, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Cervenka, Nikola Zborilova.

pajisjet e konfiskuara 21 - Zbulohet identiteti i çekëve që u arrestuan në Ferizaj me dron dhe flamuj të Serbisë

Sipas Hajdinit, çekët janë futur në Kosovë, në herët.

Ata kanë vizituar komunën me shumicë serbe, Shterpcën, ku janë takuar me nxënës në shkollat serbe.

Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron.

pajisjet e konfiskuara 11 - Zbulohet identiteti i çekëve që u arrestuan në Ferizaj me dron dhe flamuj të Serbisë

“Mund të konfirmojë se një aksioni i Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar tetë shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla”.

“Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini për Telegrafin.


www.foxshop-ks.com