Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas nisjes së dy të lënduarave nga shpërthimi në Ferizaj për shërim në Austri, ka thënë se ka qenë e vështirë të gjendet shtetet që pranojnë trajtimin e pacientëve, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se për shkak të pandemisë, të gjitha spitalet kanë qenë të ngarkuara dhe kjo ka vështirësuar situatën.
Zemaj ka falënderuar Austrinë, për mbështetjet.
“Përkushtimi institucional, bashkëpunimi me miqtë dhe partnerët kanë ndërkombëtar është rruga që ne po kryejmë detyrat tona dhe jemi të përkushtuar për mbrojtjen e shëndetit të çdo pacienti. Falënderoj ambasadorin e Austrisë dhe Qeverinë atje, Ministrinë e Shëndetësisë dhe qytetarët që aq shpejt dhe në mënyrë efikase na dolën në ndihmë” ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është stabile, por që kërkon tretman të vazhdueshëm.
Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, janë nisur të shtunën pasdite për trajtim në Graz të Austrisë, raporton Ekonomia Për t’i përcjellë ata në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, ka qenë edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Aremend Zemaj, së bashku me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger.
Zemaj duke ju uruar shërim të shpejtë të lënduarve, ka falënderuar familjarët për bashkëpunimin.