Zhvillohen xhirot 5 e 6 ne ligat e para te pingpongut
Redaksia
Ferizaj24
19 Prill 2021
1 min lexim
167 vizita
Dje në Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj u zhvilluan xhirot e radhës në pingpong për Ligat e para (A dhe B) të meshkujve si dhe xhirot e fundit në Ligën e parë te femrave.
U zhvilluan ndeshje shume interesante në të gjitha ligat, në ligën e parë A të meshkujve Shkolla nga Prishtina i shkaktoj humbjen e parë Sharrit, të cilët po ashtu i shkaktuan humbjen e parë Gani Malokut, i pari i ligës A mbetet të përcaktohet në xhiron e fundit.
Edhe në Ligën e parë B kishte ndeshje interesante, klubi i vetëm i pamposhtur mbetet Ahmet Hoxha MK, të cilët në xhiron e fundit do të ndeshen me Llapushen për vendin e parë të ligës B.
Në ligën e parë të femrave u zhvilluan xhirot e fundit, kampion pranveror pa asnjë humbje mbeti Elting Dardania femrat, ndërsa kpp Shpresa pas fitores ndaj Gani Malokut me rezultat të ngushtë 3 me 2, mbeti e dyta.
Detajet
Publikuar
19 Prill 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
167
Fjalë
170