Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Dritës e ka mbyllur çështjen e transfereve me një futbollist të ardhur së fundmi nga Ferizaj, raporton Zeri.info. Ehhar Cakolli është lojtari më i ri që vishet “bardhekaltër”. Ai më parë ka qenë pjesë edhe e ekipit të seniorëve të Ramiz Sadikut kurse për Ferizajn ka luajtur për grupmoshat U-17 dhe U-19. Aarago Jamal, Ergyn Ahmeti, Vladica Brdarovski, Festim Alidema dhe Valmir Azemi janë lojtarët e tjerë që kanë zbarkuar te Drita në këtë afat kalimtar. Postimi i plotë i Dritës: Enhar Cakolli zyrtarisht tek ne! Enhar Cakolli edhe zyrtarishte eshte pjese e klubi tone. Cakolli ka bere hapin e madhe ne karrieren e tij dhe tani ka fituar kontrat tre vjeqare me klubin tone. Enhari eshte bashkuar nga fillimi i fazes pergaditore me ekipin dhe me aftesit e tija ka bindur stafin teknik dhe per tre vitet e ardhshme do te jete bardh e kalter. Cakolli eshte nga Ferizaj dhe luan ne poziten e mbrojtesit te krahut te djatht. Ka qene pjese e moshave te klubit te Ferizait U-17 dhe U-19, gjithashtu ne vitin e fundit ka qene pjese e ekipit senior te Ramiz Sadikut. Klubi jone me Erhanin e ka mbyllur qeshtjen e transfereve te lojtareve per kete sezon duke e cilesuar si nje merkato te suksesshme drejte synimeve tona. Paq fat CAKOLL! FC DRITA.