ZYRTARE: Tre futbollistë largohen nga Ferizaj, prezantohen në Ligën e Dytë!
Redaksia
Ferizaj24
27 Janar 2019
1 min lexim
139 vizita
Klubi futbollistik Vjosa nga Shtimja, ka rrëmbyer tre futbollistë të Ferizajt.
Vjosa ka prezantuar transferimet e janarit, duke paralajmëruar pranverë të suksesshme në Ligën e Dytë, përcjellë “Olle”.
“Klubi Futbollistik “Vjosa” nga Shtimja, njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë sportdashësit e komunës sonë, e në veçanti tifozerinë “Titanët” se në afatin kalimtar të janarit kemi bërë përforcime në të gjitha repartet.
Në eventin mikpritës së transfereve të reja të udhëhequr nga nënkryetari z. Bajram Shabani, në mbështetje të bordit drejtues prezantuan përforcimet:
1. Qerim Tërshana nga KF. Ferizaj.
2. Kushtrim Ademi nga KF. Ferizaj.
3. Kushtrim Hyseni nga KF. Ferizaj – junior.
4. Ramush Ademi nga KF. Lepenci.
5. Shkëlqim Ramadani nga KF. Ulpiana.
6. Blend Ademaj nga KF. Arbëria.
7. Sadat Krasniqi nga KF. Lepenci.
8. Granit Zeqiri i rikthyer në klub nga Franc”, thuhet në njoftim.
Detajet
Publikuar
27 Janar 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
139
Fjalë
148