Zyrtari i LDK-së mesazh Vetëvendosjes: Po krekoseni me kuadrot e LDK-së, të partisë që e quani të dëmshme për vendin
Redaksia
Ferizaj24
28 Dhjetor 2020
1 min lexim
135 vizita
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë Florian Dushi, ka reaguar pas kalimit të ish- asambleistes së LDK-së në Ferizaj Yllkë Neziri, në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Dushi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Degës 2-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, i ka drejtuar një mesazh partisë së Albin Kurtit.
“Mashtrimi i madh! Ndërkohë që me të gjitha mjetet, madje mbështetur edhe nga jashtë, luftojnë LDK-në e figurat e LDK-së si të “dëmshëm” për vendin, të njëjtit, çdo ditë i shohim tek krekosen e krenohen për kalimin e kuadrove të LDK-së në partinë e tyre!”.
https://www.facebook.com/florian.dushi/posts/10158813260604840
Detajet
Publikuar
28 Dhjetor 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
135
Fjalë
120