Në stadiumin e qytetit në Ferizaj, sot janë përballur Ferizaj dhe Gjilani në një ndeshje miqësore.
Përkundër problemeve të shumta, Ferizaj ka arritur të triumfojë përballë Gjilanit të Bylbyl Sokolit, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Ramush Ramadani.
Ndryshe, Ferizaj është duke u përballur me shumë probleme financiare.
Madje, klubi ditë më parë paralajmëroi tërheqjen nga garat.