Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Abazi, e ka nisur ditën në “Furrën Mikeli”, në Ferizaj.
Abazi, ka thënë se kjo furrë është simbol i humanizmit por edhe ikonë e biznesit, shkruan Gazeta inFokus.
“Ferizaj ka një emblemë që bën dallim mbi të tjerat. Është “Furra Mikeli” ikona e biznesit në vitet e zhvillimit të qytetit dhe simboli i humanizmit për bashkëqytetarët.
Ferizajasit mbajnë mend, blerjen e bukës me bona, vitet e vështira kur ky biznes ikonë, i ndjeri Mikel Lumezi dhe gjithë familja e tij, i dhanë ferizajasve falas produktet e tyre”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, Abazi ka treguar se kjo furrë është themeluar qysh në vitin 1951.
“Sot, si shumë nga mëngjeset e mia, e nisa me Furrën Mikeli, në të cilën gërshetohen përveç një identitet i Ferizajt, historia e tij, edhe pritja e ngrohtë e miqësore e stafit punues dhe pronarëve të saj. E themeluar që nga 1951, Furra Mikeli është ecja e ikona e Ferizajt për mbi gjysmë shekulli të rrugëtimit tonë drejt ditës së sotme”, ka shkruar ai.
Burimi: Gazeta inFokus