w 34 560x350 - 20 vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj ndodhet në gjendje të rëndë

Anesteziologu Shaqir Uka në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7 ka folur për gjendjen shëndetësore të personave që janë duke u trajtuar pas shpërthimit që ka ndodhur dje në një lokal në Ferizaj.

“Dje pas ngjarjes në një restorant në qytetin e Ferizaj, një numër i madh i të lënduarve është sjellë në qendrën emergjente. Ai numër është përmbi 10-të. 14-të prej tyre është dashtë që për shkak të lëndimeve që kanë marrë të trajtohen në sallën emergjente, nga ekipi i kirurgjisë plastike. Një ka pasur thyerje të ekstremitetit të poshtëm, është dashur që t’i nënshtrohet një intervenimi në klinikën e ortopedisë.

Pesë që kanë qenë në gjendje më të rëndë janë sjellë në mjekimin intensiv. Një në kardiokirurgji ndërsa shtatë të tjerë po marrin trajtim në klinikën e kirurgjisë plastike”, ka thënë ai.

Ai ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të 20-vjeçares që u lëndua dje nga shpërthimi.

“Mosha e pacientëve që janë të sistemuar sillet nga 20 deri në 45-vjeçar. 20 vjeçarja është një paciente që po vazhdon trajtimin, ka një sipërfaqe 35% të djegur. Është në mesin e pacientëve që gjendja e tyre është e rëndë”, thotë ai.

Sa i përket dërgimit në Turqi, ai shton se në Kosovë nuk ka mundësi që pacientët të trajtohen në mënyrë të duhur, për shkak të mungesës së një qendre speciale të djegies.

“Ende nuk e kemi të konfirmuar këtë lajm, edhe unë kam dëgjuar e gjitha kjo bëhet për arsye se QKUK-ja, shteti jonë ka mungesë të një qendre speciale për djegie qysh e kanë të gjitha vendet në zhvillim”, ka thënë Uka, duke thënë se ka edhe pacientë që kanë sipërfaqe të djegies deri në 50%.


www.foxshop-ks.com